Balla: Rama me Trump-in në Bordin e Paqes, PD-në s’e vizitoi as McAallister-i!

Kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla duke folur sot në Kuvend ironizoi opozitën duke u shprehur se PD-në nuk e vizitoi as McAllisteri, që është pjesë e Partive Popullore Europiane. Balla u kujtoi deputetëve demokratë deklaratat që Rama s’mund të marrë pjesë në Bordin e Paqes, duke vënë në dukje se kryeministri i Shqipërisë do jetë sot me Presidentin Trump.

Në Republikën e Shqipërisë nuk mund të pezullohen kurrsesi autoritetet kushtetuese, ndërsa e drejta për hetim penal, është një e drejtë e pakufizuar e pushtetit gjyqësor. Ndër gjërat kryesore që tha McAllister është ajo që ju kërkoi ju dhe ua tha ju, protestat e dhunshme janë të papranueshme në një demokraci funksionale. Thirrja ime përsëri sot ndaj jush, dhe atij që stërvit dhunën, përdorimi i fëmijëve për të goditur me molotov policinë dhe institucionet është e papranueshme për një parti që është anëtare e PPE. McAllister tha edhe diçka tjetër që s’e takoj Sali Berishën. Imagjinoni, këta s’i takojnë as vet aleatët e vet. Akuzë për korrupsion sot, e keni aty mes jush, kryetarin e partisë suaj. E mban çfarë bërtisje këtu më 23 janar, Bordi i Paqes, ta harrosh, Edi Rama s’do shkojë dot kurrë…! Mbani të ndezur, më 16:00 Rama dhe Trump së bashku në mbledhjen e parë të Bordit të Paqes, atje ku i takon të jetë, ju s’ju erdhi as McAllister te partia”, tha Balla.

Të Fundit