Projekti i Ujësjellësi i Tragjasit, i iniciuar nga Bashkia Himarë dhe paraqitur pranë Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës-Kanalizimeve, synon furnizimin me ujë të pijshëm të zonës strategjike të turizmit në Dhërmi, ku parashikohet, që brenda 25 viteve popullsia të arrijë deri në 60 mijë banorë.Sipas inxhinierit hidroteknik Kujtim Muço, projekti bazohet në nevoja afatgjata zhvillimi. Ndërsa inxhinieri hidrogjeolog Arianit Gelaj thekson, se burimi i Tragjasit ka kapacitete të mjaftueshme. Projekti kërkon 290 litra/sekondë, ndërkohë që prurjet minimale, sipas të dhënave të Shërbimit Gjeologjik Shqiptar, janë 497 litra/sekondë, duke arritur deri në 700 litra/sekondë në kushte normale.Projekti është mbështetur edhe nga Kryeministri Edi Rama, i cili ka deklaruar, se përveç furnizimit të zonës turistike, ai do të përmirësojë rrjetin e ujit edhe në Tragjas dhe Radhimë. Sipas autoriteteve, investimi nuk dëmton burimin dhe konsiderohet thelbësor për zhvillimin e qëndrueshëm të zonës.Vetë banorët thonë, se e kanë të zgjidhur cështjen e ujit të pijshëm, pasi në 80 përqind të rasteve ata kanë puse në shtëpi.
Gjatë gjithë ditës së djeshme urimeve të pavarësisë së Kosovës, i mungoi një mesazh domethënës. Ish kreu demokrat Lulzim Basha, uroi në mbrëmje këtë ngjarje, duke risjellë në vëmendje një moment historik nga vizita e ish-presidentit amerikan George Ë. Bush në Tiranë, më 10 qershor 2007. Basha është shprehur, se Bush ishte jashtëzakonisht i lirshëm në komunikim dhe kishte thënë, se duhet të shpallej pavarësia e Kosovës, duke e pyetur Bashën, sesi mendonte.
Në Tiranë, në zonën e Yzberish, për problemin e zonjës Aishe Avdillari, e cila kishte bërë vetëdeklarimin për legalizimin e shtëpisë së saj, që prej 20 vitesh. Gjatë gjithë kësaj kohe, ajo i ishte drejtuar disa herë Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, por nuk kishte marrë asnjë zgjidhje konkrete.Pas ndërhyrjes së “Stop”, dosja e saj u trajtua menjëherë. Sipas përfaqësuesve të ASHK-së, vonesat kanë ardhur, si pasojë e numrit të madh të dosjeve në proces shqyrtimi, çka ka sjellë edhe pakënaqësi tek qytetarët.Në rastin e Aishes, ndërhyrja mediatike solli zgjidhjen përfundimtare të problemit dhe legalizimin e banesës së saj.




