VIDEO, Një qen-ujk surprizon në sprintin olimpik, kalon vijën e finishit me sportistet

Një moment i pazakontë shoqëroi kualifikimin e sprintit të grave në terren të hapur në Lojërat Olimpike, kur një qen-ujk çekosllovak iu bashkua garës dhe arriti deri në vijën e finishit.

Teksa atletja argjentinase Nahyara Díaz González po i afrohej fundit të garës, një qen i ngjashëm me ujkun u shfaq papritur në horizont, duke vrapuar qetësisht drejt finishit.

Në një skenë që shkaktoi buzëqeshje mes të pranishmëve, qeni kaloi vijën e finishit pothuajse në të njëjtin moment me skiatorët nga Kroacia dhe Greqia, madje duke u përfshirë edhe në foton zyrtare të përfundimit.

Më vonë u mësua se “garuesja” e papritur quhet Nazgul, një qen-ujk çekosllovak dyvjeçar, e cila kishte dalë nga një shtëpi aty pranë dhe ishte futur rastësisht në pistë. Incidenti përfundoi pa pasoja dhe u kthye në një nga momentet më të veçanta të ditës olimpike.

Të Fundit