Pandeli Nika nga Saranda, akuzon vëllain e tij, Llambi Nika, për falsifikim dhe përvetësim aksionesh.Sipas denoncimit, dy vëllezërit krijuan në vitin 1998 një biznes në fushën e produkteve elektrike në Sarandë, me ortakëri të barabartë, bashkëpunim, që zgjati deri në vitin 2021. Në vitin 2020, Pandeli Nika u shkëput për disa muaj nga biznesi për arsye shëndetësore të bashkëshortes. Kur u rikthye, i vëllai, Llambi Nika, kishte falsifikuar vendimet e asamblesë së shoqërisë dhe kishte kaluar firmën në një tjetër subjekt në emër të bashkëshortes së tij, duke e nxjerrë Pandeliun me forcë nga biznesi.Falsifikimi i dokumenteve dhe përvetësimi i 50% të aksioneve u denoncua disa herë në Prokurorinë e Sarandës. Megjithatë, sipas Pandeli Nikës, prokurorja Hava Memko e konsideroi çështjen si jo penale dhe nuk regjistroi procedim.Për të provuar, se bëhej fjalë për disa vepra penale, bëmë verifikime me kamera të fshehtë në biznesin, që tashmë administrohet vetëm nga Llambi Nika. Gjatë blerjeve të produkteve të ndryshme, mallrat nuk u shoqëruan me faturë tatimore, duke ngritur dyshime për evazion fiskal.Ndërkohë, ne siguruam edhe një akt-ekspertimi, ku konstatohej falsifikimi i firmës së Pandeli Nikës në vendimet e asamblesë për transferimin e aksioneve. Çështja u referua në Prokurorinë e Tiranës, pasi ajo e Sarandës nuk kishte kryer hetime.Prokurori Bledar Valikaj regjistroi procedimin penal dhe ndërmori një sërë veprimesh hetimore që, po zbardhin skemën e dyshuar të përvetësimit të aksioneve. Me kërkesë të prokurorisë, gjyqtari Artan Çupi, firmosi urdhrin e kontrollit në subjektin “Nika”.Kontrolli tre-ditor, i zhvilluar në bashkëpunim me Drejtorinë e Krimit Ekonomik dhe Drejtorinë e Hetimit Doganor, evidentoi evazion fiskal, mallra kontrabandë, si dhe dy servera, që dyshohet, se përdoreshin për të shmangur deklarimin e të ardhurave reale.Gjithashtu, ka dyshime, se Llambi Nika ka hapur një biznes tjetër në emër të bashkëshortes së tij, subjekt, që rezulton të ketë përfituar disa tendera nga Ujësjellësi. Sipas dokumentacionit të paraqitur, administratorja rezulton me epilepsi, çka ka penguar caktimin e masës së arrestit ndaj saj. Megjithatë, hetimet po verifikojnë, nëse realisht menaxhimi i biznesit kryhet nga Llambi Nika.Sipas burimeve hetimore, nëse provohet lidhja direkte e tij me veprimtarinë e paligjshme dhe administrimin faktik të subjekteve, pritet që të ndërmerren masa të mëtejshme ligjore ndaj tij.
Një video-incident për festën e Shën Valentinit është kthyer menjëherë në virale. Një cift kishte zgjedhur një pamje e muzikë romantike, për të krijuar një kujtim për këtë ditë, por ndërhyrja e një të treti të paftuar në video, prishi gjithë atmosferën.
Rreth një muaj më parë, Trëndelina Bufi rrëfeu në “Stop” kalvarin, për të siguruar përkujdesje për vëllain, Agron Bufi, i cili pas një aksidenti të rëndë, mbeti i varur nga ndihma e të tjerëve. I braktisur nga fëmijët, Agroni u dërgua fillimisht në një azil në Tiranë, ku qëndroi për rreth tre vite. Pagesat kryheshin nga të afërmit, por mungesa e vizitave familjare, ndikoi rëndë në gjendjen e tij psikologjike. Trëndelina e transferoi vëllanë në qendrën “Vila e Rrokut”, ku sipas saj, ai u rrëzua dy herë dhe përfundoi në karrocë. Ajo vendosi ta largojë Agronin nga kjo qendër, ku edhe për gazetaren tonë punonjësit shmangën dhënien e informacionit.Më pas, Agroni u zhvendos në Tiranë, por as aty situata nuk u përmirësua. Një azil i dytë mori pagesën për muajin janar, duke pretenduar, se dy javët e fundit të dhjetorit ishin falas, ndërkohë që gjendja e Agronit u përkeqësua. Në dhjetor 2025, Trëndelina u detyrua ta marrë vëllanë në shtëpinë e saj.Një tjetër azil, në zonën e Saukut, kërkoi pagesë për ditët e dhjetorit, megjithëse punonjësit nuk dinin as emrin tregtar të qendrës. Drejtoresha Agetina Hidershaj pranoi, se marrëveshja ishte për janarin 2026, por këmbënguli për pagesën e 17 ditëve. Avokati Artur Meça, që rezulton pronar i institucionit, premtoi kthimin e një pjese të shumës, por transferta nuk u krye. Pas transmetimit tonë, azili i i fundit i ktheu paratë zonjës dhe emisioni “Stop” në bashkëpunim me Shërbimin Social Shtetëror, bënë të mundur akomodimin e Agronit në Azilin Shtetëror të Kavajës.




