18-vjetori i Pavarësisë, Begaj: Kosova është më e fortë! Mirënjohje për ata që sollën lirinë

Presidenti, Bajram Begaj përmes një postimi në “Facebook” ka uruar Pavarësinë e Kosovës. Begaj thekson se në 18-vjetorin e Pavarësisë, Kosova është më fortë me demokratike. Ai gjithashtu shton se në këtë 18-vjetor Kosova ka më shumë njohje ndërkombëtare.

Ai shprehu mirënjohjen e tij për dëshmorët dhe të gjithë ata që luftuan për lirinë.

“Gëzuar Kosovë! Në këtë 18-vjetor, Kosova është më e fortë, me institucione demokratike të konsoliduara dhe me më shumë njohje ndërkombëtare.

Përulje dhe mirënjohje për ata që sollën lirinë! Mirënjohës ndaj miqve dhe partnerëve tanë strategjikë, SHBA-së dhe bashkësisë perëndimore, për mbështetjen e fuqishme ndaj sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës.

Le të ecim bashkë drejt BE -së më të bashkuar se kurrë! BASHKË, JETË E MOT”, uron Begaj.

Të Fundit