‘Habit’ Beqaj në gjyq, fton gjyqtarët të inspektojnë sterilizimin: Prokurorët s’e bënë kurrë

Në seancën e radhës gjyqësore për çështjen e ashtuquajtur të “sterilizimit”, ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, u ka bërë një thirrje të pazakontë trupës gjykuese, duke i ftuar ata të inspektojnë nga afër zbatimin e kontratës koncesionare.

Gjatë fjalës së tij në sallën e gjyqit, Beqaj u shpreh se kontrata e sterilizimit përfundon më 8 mars dhe se, sipas tij, gjyqtarët duhet ta ndjekin personalisht realizimin e saj për të krijuar një pasqyrë të plotë të situatës.

Seanca u shty për një datë tjetër për shkak të mungesës së avokatëve të Beqajt, ndërsa ish-ministri deklaroi gjithashtu: “Duhet ta shikoni nga afër, sepse sipas tyre ne u bëmë tre veta grup kriminal për ta vjedhur këtë.”

“Kontrata (koncesioni) përfundon më 8 mars. Ju lutem, nëse keni mundësi dhe ndjesë nëse po e teproj izitojeni dhe ndiqeni vetë zbatimin, realizimin e asaj kontrate. Bëni një gjë që prokurorët s’e bënë kurrë. Po s’e patë nga afër, është e pamundur ta sjellim realitetin në këtë sallë gjyqi”, është shprehur ish-ministri.

Të Fundit