Kryeministri Edi Rama ka prezantuar nismën ligjore për ndryshimet në Kodin 242 të Procedurës Penale, e cila sipas tij qartëson dhe nuk mundëson pezullimin e një ministri apo disa funksioneve të tjera, që sipas tij janë të padelegueshme.
Rama: Një punonjëse e administratës model që ka 5 vjet që lufton me kancerin, që është me një fëmijë dy muajsh, nuk mund të arrestohet pa pasur lidhje fare, se prezumohet institucioni se ka lidhje me temën. Çfarë janë këto, ku jemi ne këtu? Një gjë shumë e saktë dhe shumë interesante që e kam dëgjuar nga grupi i punës që po punon me Ministrinë e Drejtësisë, me Francën dhe Italinë, ku një profesore franceze që punon me ne, që mbulon të drejtën penale, na tha një gjë: Në shkrimin e Kodit Penal, demokracitë udhëhiqen nga liria, diktaturat udhëhiqen nga heqja e lirisë. Problemi kryesor është që Kodi Penal bëhet për të hequr lirinë.




