Ngjarje e rëndë në Durrës, babai kërcënon vajzën me thikë, më pas plagos veten

Një ngjarje e rëndë familjare është regjistruar mbrëmjen e së premtes në Qerret, ku babai ka kërcënuar vajzën e tij dhe më pas është plagosur vetë.

Sipas burimeve shtetasi Ardian Varrosi, në gjendje të dehur, ka ushtruar dhunë ndaj vajzës së tij dhe e ka kërcënuar me mjet prerës. Vajza ka arritur të largohet nga banesa dhe ka kërkuar ndihmë te fqinjët.

Fqinjët kanë ndërhyrë menjëherë, por janë përballur me kërcënime edhe nga autori. Në vendngjarje kanë mbërritur dy patrulla policie, të cilat kanë neutralizuar situatën dhe kanë shmangur përshkallëzimin e saj.

Gjatë ndërhyrjes së policisë, Varrosi është plagosur vetë dhe është transportuar me urgjencë në spital. Burime nga spitali i Durrësit bëjnë me dije se ai ndodhet nën kujdes mjekësor dhe gjendja e tij po monitorohet.

Policia po vijon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Të Fundit