Mashtrim me biletat e Luvrit me vlerë 10 milionë euro, arrestohen 9 persona në Francë

Policia franceze, e cila po heton një skemë të dyshuar mashtrimi me bileta me vlerë 10 milionë euro në muzeun e Luvrit në Paris, ka arrestuar nëntë persona, përfshirë dy anëtarë të stafit.

“Bazuar në informacionin që ka në dispozicion muzeu, dyshojmë për ekzistencën e një rrjeti që organizon mashtrime në shkallë të gjerë”, tha një zëdhënës i muzeut.

Dy punonjës të Luvrit, disa guidë turistikë dhe një person i dyshuar si truri i sulmit ishin midis të ndaluarve. Mashtrimi i dyshuar me bileta është kriza më e fundit që ka goditur Luvrin.

Muzeu është ende duke u rikuperuar nga një grabitje më 19 tetor, kur një bandë bastisi muzeun gjatë orëve të ditës, duke hyrë me forcë nga një dritare dhe duke vjedhur rreth 88 milionë euro xhevahire të kurorës franceze në shtatë minuta, përpara se të iknin me skuterë.

Të premten, galeria Denon, ku ekspozohen pikturat më të vlefshme të muzeut, u mbyll pjesërisht pas një rrjedhjeje uji. Rrjedhja ndodhi në dhomën 707, ku ekspozohen piktura nga artisti francez Charles Meynier dhe artisti italian i Rilindjes Bernardino Luini.

Të Fundit