Engjëll Agaçi ka dhënë dorëheqjen nga posti i Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Ministrave. Largimi i tij u bë publik gjatë një takimi të zhvilluar këtë të premte të kryeministrit Edi Rama me anëtarët e qeverisë.
Agaçi ishte në këtë detyrë prej 13 vitesh ndërsa në vend të tij është emëruar Elsonida Rama, e cila më parë mbante detyrën e Drejtoreshës së Kodifikimit në Ministrinë e Drejtësisë.
Ndërkohë, në funksionin e Shefes së Kabinetit të Qeverisë është emëruar Vilma Guri, e cila më herët drejtonte Departamentin e Administratës Publike (DAP).
Emrat e rinj u prezantuan në mbledhjen me ministrat, në kuadër të riorganizimit të strukturave drejtuese pranë Këshillit të Ministrave.



