AKU bllokon mbi 2.4 tonë produkte mishi dhe fruta të thata në tregun agro-ushqimor

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka kryer kontrolle në tregun agro-ushqimor në Tiranë, në subjekte të cilat tregtonin produkte me origjinë shtazore, pas një denoncimi të ardhur për tregtim të produkteve ushqimore të pasigurta.

Përmes një njoftimi për mediat AKU bëri me dije se gjatë kontrolleve të kryera në pesë subjekte u konstatuan 197.5 kg produkte të pasigurta djathë kaçkavall dhe fruta të thata, si dhe 2214.2 kg produkte në mungesë etiketimi (sallam dhe fruta të thata).

“Për shkeljet e konstatuara nga trupa inspektuese u vendosën gjithsej 7 masa administrative me gjobë, për tregtim ushqimi të pasigurt, mungesë gjurmueshmërie dhe mungesë etiketimi në vlerën totale 1.600.000 lekë”, thotë AKU.

Të Fundit