“Nuk kemi bërë progresin e duhur”, Rama: Inspektimi mbetet sfidë, do shohim si do punojë Sula

Kryeministri Edi Rama, Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, zhvilluan këtë të premte një takim me Kryeinspektorin e Përgjithshëm, Dashnor Sula, dhe drejtuesit e inspektoriateve të vendit, për fazën e re të reformës së sistemit të inspektimeve.

Gjatë fjalës së tij, Rama u shpreh se inspektimi mbetet një problem në të gjithë mekanizmin dhe funksionin shtetëror, dhe vlerësoi mënyrën se si Dashnor Sula do të punojë për zhvillimin e inspektimit.

“Deri tani nuk mund të themi se me inspektimin kemi bërë progresin e nevojshëm. Inspektimi mbetet një problem në të gjithë mekanizmin dhe funksionin e shtetit tonë, në organizim, në mendësi dhe në pengesë të atyre që duhet të shërbehen dhe jo rradhë që përveç që nuk shërbehen të keqtrajtohen dhe të abuzohen.

Nga ana tjetër, sistemi dhe përmisimi i sistemit është përgjegjësia që mund të ndryshojmë të gjithë njerëzit, mund të sjellim dhe njerëz nga Hëna, por po qe se sistemi nuk është i strukturuar siç duhet dhe po qe se drejtimi nuk është i duhur, përsëri vijmë në të njëjtën situatë.

Jemi vend shumë i vogël për t’u ndarë në shumë pjesë, dhe kur vjen puna tek politika ndarja është e natyrshme, por kur vjen puna tek shteti, tek puna e përbashkët, mirë është që të përpiqemi së bashku.

Kjo në fakt tani mund të duket dhe si një lloj sfide personale, sepse edhe mua nuk më ka kursyer zotëria kur kam qenë në parlament. Tani do ta shohim sesi i bëjnë gjërat që nuk na kalonin gjë pa na thënë, që nuk i bënim ashtu siç duhet.

Të kalosh nga teoria tek praktika e punës është si të kalosh nga poezia tek romani. Duhet një sistem i ri rekrutimi dhe karriere. Kërkon standard etik të unifikuar, certifikim dhe që sistemi të jetë i besueshëm”, u shpreh Rama.

Të Fundit