Dyshonte për vjedhje, italiani gabimisht hodhi në mbeturina kutinë me shufra ari me vlerë 120 mijë euro

Një italian aksidentalisht hodhi në plehra një kuti që përmbante 20 shufra ari, me një vlerë totale prej rreth 120,000 eurosh. Ai shkoi në stacionin e policisë për të raportuar zhdukjen e kutisë pasi dyshonte se dikush ia kishe vjedhur.

Policia menjëherë shqyrtoi pamjet filmike të kamerave të sigurisë dhe zbuloi se pronari kishte hedhur një kuti në një kosh plehrash pranë një zone turistike, së bashku me mbeturinat shtëpiake.

Mbeturinat ishin mbledhur dhe transportuar tashmë në një impiant aty pranë. Pas një operacioni të gjatë midis grumbujve të mbeturinave u gjet kutia e dëmtuar. Brenda u gjetën edhe 20 shufrat e arit.

Të Fundit