Dritan Mandro, banues në Fier, është drejtuar në emisionin “Stop”, pasi prej më shumë se një viti, nuk po arrin të takojë djalin e tij 7-vjeçar, pavarësisht një vendimi të formës së prerë të gjykatës, që i njeh të drejtën e takimeve çdo të shtunë dhe komunikim të rregullt me fëmijën.Sipas Dritanit, ish-bashkëshortja e tij ka penguar në mënyrë të vazhdueshme zbatimin e vendimit gjyqësor. Ai është drejtuar pranë zyrës përmbarimore në Fier, por nëna ka refuzuar ta zbatojë atë. Për këtë arsye ndaj saj është vendosur një masë administrative, të cilën ajo e ka kundërshtuar në gjykatë. Përmbarimi ka bërë me dije se, në vijim, pritet të ndiqet rruga e kallëzimit penal për moszbatim vendimi gjykate.Vetë Dritani ka siguruar disa video nga takimet me të birin, ku fëmija shprehet, se nuk e le e ëma të takojë babain. Në një bisedë të zhvilluar rreth një vit më parë mes ish-bashkëshortëve, nëna i deklaron hapur Dritanit, se nuk do ta lejojë më të takojë djalin. Nga ana e tij, Dritani pretendon, se i ka përmbushur dhe do t’i përmbushë detyrimet ekonomike, por kërkon, që të respektohet e drejta e tij ligjore mbi të birin.Sipas ankesës së depozituar nga nëna, ajo pretendon, se fëmija nuk dëshiron ta takojë babanë dhe se veprimet e tij janë traumatizuese. Megjithatë, në raportin e psikologut, të përfshirë në rast, thuhet, se fëmija ndikohet nga nëna dhe se janë evidentuar pengesa në realizimin e takimeve me babanë.Përballë kësaj situate, Dritan Mandro është paraqitur edhe në Komisariatin e Policisë Fier, ku ka bërë kallëzim penal për moszbatim të vendimit të gjykatës. Policia ka deklaruar se do të ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme ligjore për trajtimin e rastit.
Pas regjistrimit të “Lahutës” si pasuri shpirtërore, ka nisur një tjetër iniciativë për të regjistruar një tjetër simbol të fortë të identitetit tonë kombëtar.Plisi, simbol i traditës, historisë dhe krenarisë shqiptare, synon të përfshihet në listën e trashëgimisë kulturore të UNESCO-s, duke nënshkruar një peticion.Pas transmetimit të problematikës mbi grumbullimin e mbetjeve në rresht pranë tunelit në rrugën “Sulejman Pitarka”, institucionet përkatëse kanë ndërhyrë, duke pastruar zonën.
Në 26 janar transmetuam problemin e zotit Xhuma Halimllari, nga Korça, që ushtron aktivitet në shitjen e fidanëve. Në përpjekje për të blerë një traktor, aplikoi pranë AZHBR për subvencion, por aplikimi iu refuzua. Përmes një miku të përbashkët, ai u njoh me shtetasen Rediana Hysaj, e cila iu prezantua si punonjëse e AZHBR-së.Mes tyre u lidh një kontratë konsulence, ku Xhuma Halimllari pagoi 36 milionë lekë të vjetra. Por subvencioni nuk u realizua, traktori nuk u ble dhe paratë nuk u kthyen. Kjo situatë zgjati rreth 5 vjet.Nga verifikimet pranë AZHBR, rezulton, se Rediana Hysaj nuk ka qenë asnjëherë punonjëse e këtij institucioni dhe se nuk ka pasur asnjë aplikim të dytë pas refuzimit fillestar të Xhuma Halimllarit.Në bisedat e zhvilluara mes Rediana Hysajt dhe bashkëshortes së qytetarit, Rediana pranoi detyrimin financiar dhe premtoi kthimin e parave.Por kjo nuk ndodhi. E kontaktuar në telefon, Rediana deklaroi, se nuk e ushtron më profesionin.Pas gjithë këtyre përpjekjeve, Rediana Hysaj kontaktoi djalin e Xhuma Halimllarit, duke premtuar kthimin e parave.E në fakt pas transmetimit, qytetari na kontaktoi, për të na njoftuar, se mori 32 mijë eurot, që i kishte dhënë Rediana Hysajt.




