Bajram Begaj ka reaguar në rrjetin social X lidhur me sulmin me armë të ndodhur në Kolumbi, nga ku ka shprehur ngushëllimet familjarëve të viktimave. Begaj shprehet se Shqipëria qëndron në solidaret me popullin kanadez duke dënuar çdo akt dhune dhe vrasjeje.
“I tronditur nga të shtënat tragjike në një shkollë në British Columbia. Ngushëllimet e mia më të thella familjeve të viktimave dhe shërim të shpejtë të plagosurve. Shqipëria solidarizohet me popullin kanadez dhe dënon çdo akt dhune që merr jetë njerëzore”, ka shkruar Presidenti.
Gjashtë nga viktimat u gjetën të vdekur në shkollën e mesme Tumbler Ridge , rreth 1,150 kilometra në verilindje të Vankuverit, sipas raportimeve. Një person tjetër ndërroi jetë nga plagët e marra gjatë rrugës për në spital.
Dy persona të tjerë u gjetën të vdekur në një banesë aty pranë, ndërsa policia i lidh drejtpërdrejt dy incidentet, duke vlerësuar se i njëjti autor e kreu vrasjen fillimisht në shtëpi dhe më pas u nis drejt shkollës.
I dyshuari u gjet gjithashtu i vdekur brenda ndërtesës së shkollës, pasi vrau veten. Autoritetet kanë deklaruar se e dinë identitetin e tij, por nuk po e publikojnë atë.




