Maksut Shero nga Pogradeci ka denoncuar në emisionin “Stop” Moisi Cunajn, administratorin e gazetës “Kujtesa”, për mashtrim. Sipas denoncimit, gjatë kohës, kur Shero punonte si shofer pranë gazetës, Cunaj i ka marrë 66 milion lekë të vjetra, duke shpikur një tender imagjinar.Që nga viti 2023, Maksuti nuk ka mundur ta takojë Cunajn, pasi ky i fundit, ka mbyllur çdo kontakt. Emisioni “Stop” organizoi një takim në Elbasan, duke u prezantuar si shërbim postar dhe Cunaj u takua me denoncuesin. Gjatë bisedës, Cunaj mohoi shumën prej 66 milion lekësh dhe pretendoi, se kishte një borxh prej 54 milionë lekësh.Sipas verifikimeve, Moisi Cunaj ka një histori të gjatë mashtrimesh dhe është proceduar dhe arrestuar më parë për ngjarje të ngjashme.Nga takimi me Sheron, rezulton, se Cunaj pranon shumën e marrë, por kërkoi ta kthente përmes përmbarimit. Megjithatë, informacionet e Kadastres tregojnë, se ai nuk ka pasuri në emër të tij, duke e bërë rikthimin praktikisht të pamundur.Pas përballjes me “Stop”, Cunaj kontaktoi sërish Sheron dhe i kërkoi takim në Elbasan, duke premtuar, se do t’i kthente 10 milion lekë më 10 mars, në një plan shlyerjeje me këste, duke vazhduar mashtrimin edhe pas konfrontimit publik.
Në një demonstrim për publikun, Ministri i Brendshëm i Argjentinës vendosi të testojë personalisht një pajisje të re policore, e cila prodhon shkarkesa elektrike, për të neutralizuar personat e rrezikshëm. Vetë ministri u bë kështu protagonist i provës live, një moment, që u shndërrua në viral.
Në emisionin e djeshëm trajtuam një aksident të ndodhur në dhjetor të vitit 2025, në periferi të Belshit mes një kamioni dhe një motorri. Si pasojë e përplasjes, humbi jetën 36-vjeçari, i cili drejtonte motorrin.Sipas familjarëve të viktimës, kamioni kreu një parakalim të gabuar, duke dalë në korsinë e motorrit dhe duke e përplasur atë përballë. Familjarët e të ndjerit denoncuan faktin, se ndaj drejtuesit të kamionit, Fatos Peci, është dhënë masa arrest shtëpie, pavarësisht pasojës fatale të aksidentit. Fatos Peci rezulton, se ka shkelur edhe arrestin e shtëpisë. Ai është pronar i një karburanti dhe i një biznesi tjetër, ku është parë duke dalë dhe duke takuar klientë. Pas transmetimit tonë, specialistët për hetimin e krimeve të komisariatit të policisë Cërrik ndaluan Pecin, për thyerje të masës së sigurisë dhe ia referuan materialet prokurorisë për veprime të mëtejshme.




