Javën e kaluar transmetuam një rast mashtrimi nga ana e shtetases Odeta Hoxha. Kjo e fundit kishte përfituar mbi 35 mijë euro nga familjarët e së ndjerës Qerime Bogdani, e cila vuante nga një tumor në zorrën e trashë. Denoncuesit, Gentian Bogdani dhe Erjola Bogdani, treguan, se Hoxha u kishte premtuar lidhje me Ministrinë e Shëndetësisë për kurimin jashtë vendit, duke përdorur emrat e ish-ministres Albana Kociu dhe ministres aktuale të shëndetësisë Evis Sala.Në komunikimet me familjarët, që nisën që në vitin 2023, Odeta Hoxha ka falsifikuar dhjetra dokumenta dhe ka garantuar për përfitimin e një fondi mbi 100 milionë lekë. Familjarët gjithmonë kanë besuar, se po komunikonin direkt me titullaret e ministrisë.Në bisedat, që “Stop” transmetoi, Hoxha komunikonte në emër të ministreve, duke vazhduar të mashtronte familjarët e të ndjerës. Kur gazetari u përball me Odetën, kjo e fundit u shpreh e vetëdijshme për veprën penale, duke premtuar kthimin e lekëve në pak ditë.E në fakt Gentian dhe Erjola Bogdani na kontaktuan, për të na thënë, se i morën paratë. Nga ana tjetër, mësohet se Odeta Hoxha po procedohet penalisht për mashtrim, ndërsa Minisria e Shëndetësisë, doli në një deklaratë distancuese nga ky rast. Ministria pohoi, se kontaktet e përdoruara, nuk i përksasin zyrtarëve të ministrisë dhe se nuk ekziston asnjë komunikim me Odeta Hoxhën.




