Banorët përplasen me policinë në Durrës, dhjetëra persona kundërshtojnë projektin që u shemb shtëpitë

Një grup banorësh në Durrës është përplasur me policinë pasi tentoi të hynte me forcë në mjediset e brendshme të bashkisë.

Konflikti erdhi pasi më herët banorët bllokuan për pak minuta rrugën që kalon pranë bashkisë, duke kundërshtuar projektin TID dhe ndërtimin e Unazës që lidh Currilat me rrugën “Aleksandër Goga”.

Dhjetëra efektivë të policisë së rendit dhe policisë bashkiake qendruan para derës së bashkisë duke mos lejuar banorët të hyjnë brenda.

Nga ana tjetër në këtë njëjtën kohë po zhvillohej mbledhja e këshillit bashkiak dhe banorët kërkuan tëmerrnin pjesë në këtë takim.

Policia shoqëroi tre persona, ndërkohë që pasi këshilltarët në mbledhjen e këshillit ranë dakord, një përfaqësues I banorëve hyri në mbledhje për të parashtruar kërkesat e familjeve si dhe arsyet e kundërshtimit të tyre për projektet e mësipërme.

Të Fundit