Në dhjetor të vitit 2025, në periferi të Belshit ndodhi një aksident i rëndë rrugor mes një kamioni dhe një motorri. Si pasojë e përplasjes, humbi jetën një 36-vjeçar, i cili po drejtonte motorrin.Sipas familjarëve të viktimës, kamioni ka kryer një parakalim të gabuar, duke dalë në korsinë e motorrit dhe duke e përplasur atë përballë. Emisioni “Stop” ka siguruar pamje nga vendngjarja, video dhe fotografi, të cilat tregojnë, se përplasja ka ndodhur në korsinë e motorit. Kjo përforcon pretendimet e familjarëve, se shkaku i aksidentit ishte parakalimi i gabuar i kamionit.Familjarët e të ndjerit denoncojnë faktin, se ndaj drejtuesit të kamionit, Fatos Peci, është dhënë masa arrest shtëpie, pavarësisht pasojës fatale të aksidentit.Gazetari i “Stop” ka takuar edhe vetë Fatos Pecin. Gjatë intervistës, ai jep versione të paqarta dhe kontradiktore, por në thelb pranon, se ka kryer një parakalim të gabuar, që çoi në aksidentin fatal.Por absurditeti i këtij rasti nuk lidhet vetëm me masën e lehtë të sigurisë. Fatos Peci ka shkelur edhe arrestin e shtëpisë. Ai rezulton të jetë pronar i një karburanti dhe i një biznesi tjetër, ku është parë duke dalë dhe duke ushtruar aktivitetin normal, duke takuar klientë dhe jo vetëm familjarët, siç e parashikon ligji.
Disa banorë të rrugës “Sulejman Pitarka” në kryeqytet i kanë vënë në rrëdhë qeset e plehrave, duke mos i cuar edhe disa metra deri në kazanët e plehrave dhe duke krijuar ndotje në ambientet e përbashkëta.Në tjetër material tregon krahasimin e funksionimit të semaforëve në botë dhe në Shqipëri.
Javën e kaluar transmetuam një rast mashtrimi nga ana e shtetases Odeta Hoxha. Kjo e fundit kishte përfituar mbi 35 mijë euro nga familjarët e së ndjerës Qerime Bogdani, e cila vuante nga një tumor në zorrën e trashë. Denoncuesit, Gentian Bogdani dhe Erjola Bogdani, treguan, se Hoxha u kishte premtuar lidhje me Ministrinë e Shëndetësisë për kurimin jashtë vendit, duke përdorur emrat e ish-ministres Albana Kociu dhe ministres aktuale të shëndetësisë Evis Sala.Në komunikimet me familjarët, që nisën që në vitin 2023, Odeta Hoxha ka falsifikuar dhjetra dokumenta dhe ka garantuar për përfitimin e një fondi mbi 100 milionë lekë. Familjarët gjithmonë kanë besuar, se po komunikonin direkt me titullaret e ministrisë.Në bisedat, që “Stop” transmetoi, Hoxha komunikonte në emër të ministreve, duke vazhduar të mashtronte familjarët e të ndjerës. Kur gazetari u përball me Odetën, kjo e fundit u shpreh e vetëdijshme për veprën penale, duke premtuar kthimin e lekëve në pak ditë.E në fakt Gentian dhe Erjola Bogdani na kontaktuan, për të na thënë, se i morën paratë. Nga ana tjetër, mësohet se Odeta Hoxha po procedohet penalisht për mashtrim, ndërsa Minisria e Shëndetësisë, doli në një deklaratë distancuese nga ky rast. Ministria pohoi, se kontaktet e përdoruara, nuk i përksasin zyrtarëve të ministrisë dhe se nuk ekziston asnjë komunikim me Odeta Hoxhën.




