Kryeministri Edi Rama ka ndarë me publikun një video nga pjesëmarrja e Njësisë Elite RENEA në “SWAT Challenge Dubai 2026”, një nga kompeticionet më prestigjioze ndërkombëtare të forcave speciale.
Për të pestin vit radhazi, Policia e Shtetit përfaqësohet nga RENEA, këtë vit me dy ekipe, RENEA “A” dhe RENEA “B”. Në ditën e tretë të garave, ekipet shqiptare po demonstrojnë profesionalizëm të lartë, duke u përballur me sfida komplekse kundër 109 ekipeve nga 50 vende të botës.




