Ish-presidenti Moisiu lë spitalin pas vendosjes së pacemaker-it, QSUT: Ju urojmë shëndet të plotë

Ish-presidenti Alfred Moisiu ka lënë ambientet e spitalit “Nënë Tereza”, ku ishte shtruar rreth 5 ditë ditë më parë për probleme me zemrën. Lajmin e bëri të ditur vetë QSUT përmes një reagimi në rrjetet sociale:

“Faleminderit President Moisiu për besimin e treguar ndaj mjekëve të QSUT! Ju urojmë shëndet të plotë dhe jetë të gjatë!”, shkruan njoftimi.

Më 5 shkurt, mjekët e ekipit të aritmologjisë, pas konsultës, i vendosën ish-presidentit një pacemaker me dy dhoma. Pacemaker është një pajisje mjekësore që ndihmon zemrën të rrahë rregullisht kur ritmi i saj është shumë i ngadalshëm ose i çrregullt.

Alfred Moisiu vuante nga rrahjet e ngadalta të zemrës, ose bllok atrioventrikular, që lidhet me moshën. Gjendja e tij është e qëndrueshme dhe në përmirësim.

Të Fundit