Konflikt për parkim, dhunohet në Vlorë avokati i Ilir Metës

Avokati i ish-presidentit Ilir Meta, Kujtim Cakrani, është dhunuar në qytetin e Vlorës. Ngjarja ka ndodhur në hyrje të qytetit të Vlorës, në një karburant, rreth orës 13:30 të së dielës.

Policia e Vlorës, në një njoftim për mediat, shprehet se konflikti ka ndodhur gjatë kohës që avokati po furnizonte automjetin me karburant.

Sipas bluve, dyshohet se ngjarja ka të bëjë me pozicionimin e automjetit në pikën e furnizimit dhe bllokimin e mjeteve të tjera.

Dy personat që kanë dhunuar avokatin janë identifikuar dhe janë shpallur në kërkim nga policia. Avokati Kujtim Cakrani, i cili u dërgua në spital, shprehet se nuk i njihte autorët.

Kujtim Cakrani, avokati i ish-presidentit Ilir Meta, do të qëndrojë i shtruar në repartin e kirurgjisë në Spitalin e Vlorës.

Të Fundit