Kryeministri Edi Rama tha se podkastin e tij ‘Flasim’ se pagat e gjyqtarëve nuk mund dhe nuk do të rriten mbi gjithë të tjerët për sa kohë PS të jetë në qeveri.
Sipas tij, shoqata e gjyqtarëve që siç tha nuk përfaqësojnë gjithë gjyqtarët sulmoi personalisht atë dhe qeverinë njësoj si një parti politike.
“Gjykatësit pretendojnë se duam t’ju ulim pagat, gjë që është absurde. Zërat që përfaqësojnë këtë kategori pretendojnë është se pagat e tyre po ulen se pagat e të tjerëve po rriten. U kemi dhënë mesazhin që taksapaguesit shqiptarë do paguajnë ekstra për të gjithë ata që pasi të kalojnë vetingun do përballen me sfidën e ndërtimit të një ngrehine solide si garant i barazisë para ligjit. Këtë bëmë duke thyer piramidën e pagave. Pagat e gjyqtarëve ne i rritëm mbi të gjithë, por me kushtin që të mos rriten sa herë të rriten pagat e tjera. Kjo nuk mund të ndodhë dhe nuk ka për të ndodhur, të paktën jo me PS në qeveri. Jam sulmuar personalisht nga autorët e deklaratës së një shoqatë që jam i bindur se nuk janë konsultuar me të gjithë. Gjykatësit nuk mund të kenë një rritje pagash të përjetshme mbi gjithë të tjerët, shpresoj që kushtetuesja t’i vërë vulën”, tha Rama.



