U shpall personi më i pasur në botë, Musk: Paratë nuk mund ta blejnë lumturinë

Elon Musk, njeriu më i pasur në botë, tha këtë të premte në një postim në X, të cilin e zotëron, se “paratë nuk mund ta blejnë lumturinë”.

Mesazhi, i cili shoqërohej nga një emoji me një shprehje zhgënjimi, pati gati 69 milionë shikime sot.

“Kushdo që tha ‘paratë nuk mund ta blejnë lumturinë’ e dinte vërtet për çfarë poflisni”, shkroi ai në X, të cilën e bleu për 44 miliardë dollarë në vitin 2022.

Komentet nën postim varionin nga simpatia te talljet, me disa që e këshillonin Muskun të drejtohej te feja ose bamirësia.

Pasuria e Elon Musk vlerësohet në 668 miliardë dollarë. Në fund të vitit 2025, aksionarët e Teslës, të cilën ai e zotëron, votuan në favor të një plani kompensimi prej 1 trilion dollarësh.

Musk themeloi kompaninë e makinave elektrike Tesla, startup-in e Inteligjencës Artificiale xAI dhe SpaceX, e cila specializohet në sektorin e hapësirës.

 

Të Fundit