Arabia Saudite lëshon pasaporta për devetë, ja pse

Arabia Saudite ka nisur një iniciativë të pazakontë: lëshimin e pasaportave për devetë e vendit. Ky hap synon të krijojë një bazë të dhënash të gjerë dhe të përmirësojë menaxhimin e tufave të devave, të cilat janë pjesë e rëndësishme e kulturës dhe ekonomisë lokale.

Ministria e Mjedisit, Ujit dhe Bujqësisë tha se pasaportat do të ndihmojnë në rritjen e produktivitetit dhe efikasitetit të sektorit dhe do të ofrojnë një referencë të besueshme për pronarët e deveve. Dokumenti është një pasaportë jeshile, e zbukuruar me emblemën e vendit dhe me imazhin e një deveje të artë.

Sipas mediave lokale dhe të huaja, këto pasaporta do të lehtësojnë tregtinë dhe transportin e deveve, do të organizojnë shitjet dhe do të mbrojnë të drejtat e pronarëve duke thjeshtuar procesin e vërtetimit të pronësisë.

Në vitin 2024, qeveria vlerësoi se Arabia Saudite ka rreth 2.2 milionë deve, të përdorura jo vetëm për transport, por edhe si simbol prestige dhe pjesëmarrëse në konkurse bukurie, ku shpesh investohen qindra mijëra dollarë.

Ekspertët thonë se ky projekt do të modernizojë menaxhimin e tufave dhe do të sjellë më shumë transparencë dhe organizim në një nga sektorët më të rëndësishëm tradicionalë të vendit.

Burimi: Daily Sabah

Të Fundit