Shtynë të miturin të grabiste, arrestohen 3 persona në Tiranë! 14-vjeçari autor i 150 vjedhjesh

Tre persona janë vënë në pranga nga policia në Tiranë. Policia bën me dije se prej të arrestuarve Agron Doçi dhe Altin Hyseni janë vënë në pranga pasi kanë shtyrë një të mitur për të kryer disa vjedhje në Tiranë.

I mituri, një 14-vjeçar gjithashtu është vënë në pranga ndërsa dyshohet si autori i 150 vjedhjeve të cilat i ka kryer për dy vite. Në muaj shkurt mësohet se ai ka kryer 4 vjedhje.

Policia ka sekuestruar 2 motorë dhe disa pjesë motomjetesh. Ato u sekuestruan në cilësinë ë provës materiale në garazhin e një prej të arrestuarve.

“Tiranë/Finalizohet operacioni i koduar “Popular”. Identifikohen dhe arrestohen 2 shtetas që më datë 21 janar, shtynë një 14-vjeçar, të vidhte 1 motomjet, me qëllim përvetësimin.

Në pranga dhe 14-vjeçari, autor i dyshuar i 150 vjedhjeve në kryeqytet (4 prej tyre, gjatë ditëve të fundit). Sekuestrohen 2 motomjete dhe pjesë motomjetesh, të gjetura në një garazh në pronësi të njërit prej të arrestuarve.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në vijim të punës hetimore dhe operacionale, me objektiva parandalimin e vjedhjeve dhe zbardhjen e atyre të kryera, finalizuan operacionin policor të koduar “Popular”, në kuadër të të cilit u vunë në pranga shtetasit A. D., 48 vjeç dhe A. H., 41 vjeç, si dhe një 14-vjeçar që dyshohet se ka kryer 4 vjedhje, gjatë muajit shkurt, 2026.

Nga hetimet dyshohet se 2 shtetasit kanë shtyrë të miturin, për të vjedhur 1 motomjet, në rrugën “Kongresi i Manastirit”, të cilin e ka përvetësuar 41-vjeçari.

Gjatë kontrollit në një garazh në pronësi të shtetasit A. H, janë gjetur e sekuestruar 2 motomjete dhe pjesë motomjetesh.  I mituri dyshohet se gjatë 2 viteve të fundit, ka kryer rreth 150 vjedhje. Punohet për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të kenë kryer këta shtetas. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

Të Fundit