Prokuroria e Durrësit ka sekuestruar dokumentacionin e projektit për ndërhyrjen në argjinaturën e lumit Erzen, pas përmbytjeve në Durrës.
Sipas prokurorisë së Durrësit, bashkia e Durrësit ndërhyrjen në argjinaturën në lumin Erzen e ka kryer pa studim dhe pa leje ndërtimi çka ka sjellë edhe përmbytjet në Sukth në njësinë Administrative Katund i Ri.





