Në 8 janar transmetuam rastin e qytetares nga Korca Zamira Kulla, e cila ka një vendim gjykate në dorë, por jo një zgjidhje. Në vitin 2013, Zamira ra pre e një skeme mashtrimi, pasi qytetari Andi Janko dhe përmbaruesi privat Andrea Katundi, i premtuan banesë sociale nga bashkia e Korcës, duke i marrë 10 milionë lekë. Paratë u transferuan përmes bankës, në emër të përmbaruesit Andrea Katundi, por premtimi për banesën sociale nuk u mbajt kurrë. Kur Zamira Kulla kuptoi, se isha mashtruar, vendosi t’i drejtohej Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë. Gjykata i shpalli fajtorë si Andi Jankon, ashtu edhe përmbaruesin Andrea Katundi, duke e shpallur këtë të fundit debitor për shumën e marrë nga zonja.Edhe Gjykata e Apelit la në fuqi vendimin e shkallës së parë, duke e bërë atë të formës së prerë. Në këto kushte cështja iu përcoll Zyrës Përmbarimore Shtetërore Korçë. Megjithatë, pas më shumë se 10 vitesh, vendimi nuk është zbatuar. Pengesa kryesore lidhet me faktin, se Andrea Katundi ka marrë kredi bankare dhe ka lënë banesën e tij nën sekuestro bankare. Zyra Përmbarimore ka sekuestruar një banesë në bashkëpronësi me bashkëshorten e Katundit, por procesi ka ngecur. Pas transmetimit tonë, qytetarja Zamira Kulla, na tha, se Zyra e Përmbarimit Korcë e njoftoi, që përmbaruesi debitor Andrea Katundi i kishte kthyer 5 milione leke, dhe cdo muaj do i shlyeje 300 mijë lekë, deri në përmbushjen e debisë.




