Një skemë mashtrimi ka tronditur Tiranën, ku Odeta Hoxha ka përfituar mbi 35 mijë euro nga familjarët e së ndjerës Qerime Bogdani, e cila vuante nga një tumor në zorrën e trashë. Denoncuesit, Gentian Bogdani dhe Erjola Bogdani, tregojnë, se Hoxha u ka premtuar lidhje me Ministrinë e Shëndetësisë për kurimin jashtë vendit, duke përdorur emrat e ish-ministres Albana Kociu dhe ministres aktuale të shëndetësisë Evis Sala.Në komunikimet me familjarët, që nisën që në vitin 2023, Odeta Hoxha ka falsifikuar dhjetra dokumenta dhe ka garantuar për përfitimin e një fondi mbi 100 milionë lekë, duke siguruar paratë përmes saj dhe dy të tjera të dyshuara si pjesë e skemës, Emanuela Bushkolaj dhe Jonilda Gorraj. Familjarët gjithmonë kanë besuar, se po komunikonin direkt me titullaret e ministrisë.Në bisedat, që “Stop” disponon, Hoxha komunikon në emër të ministreve, duke vazhduar të mashtrojë familjarët e të ndjerës. Kur gazetari u përball me Odetën, kjo e fundit tha, se është e vetëdijshme për veprën penale dhe premton kthimin e lekëve në pak ditë.




