Emisioni investigativ “STOP” transmetoi mbrëmjen e djeshme një skemë mashtrimi, ku Odeta Hoxha ka përfituar mbi 35 mijë euro nga familjarët e së ndjerës Qerime Bogdani, e cila vuante nga tumor në zorrën e trashë.
Sipas denoncuesve Gentian dhe Erjola Bogdani, Hoxha u ka premtuar trajtim jashtë vendit duke përdorur në mënyrë të rreme emrat e ish-ministres Albana Koçiu dhe ministres aktuale Evis Sala.
Mashtrimi ka nisur në vitin 2023, me dokumente të falsifikuara dhe premtime për sigurimin e një fondi mbi 100 milionë lekë, ndërsa familjarët kanë besuar se po komunikonin drejtpërdrejt me titullarë të Ministrisë.
Në përballje me gazetarin e “STOP”, Odeta Hoxha pranoi veprën penale dhe premtoi kthimin e parave në pak ditë.
Për këtë rast ka reaguar edhe Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, e cila është distancuar prerë nga mashtrimi, duke sqaruar se nuk ka pasur asnjë komunikim apo lidhje zyrtare me personat e përfshirë dhe se numrat e telefonit apo adresat e email-it të përdorura janë të rreme. Ministria thekson se trajtimet jashtë vendit ndiqen vetëm përmes procedurave zyrtare dhe bën thirrje qytetarëve të mos bien pre e ndërmjetësimeve jozyrtare.
Njoftimi i plotë:
Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale shpreh distancimin e plotë dhe të prerë ndaj rastit të mashtrimit të një qytetareje, të investiguar dhe zbardhur nga emisioni investigativ “STOP”.
MSHMS falenderon stafin e emisionit, për rolin profesional në investigimin dhe pasqyrimin e plotë të ngjarjes, për evidentimin e një rasti mashtrimi një familje shqiptare dhe në mbrojtjen e interesit publik.
MSHMS konfirmon me përgjegjësi të plotë se, numrat e telefonit dhe adresat e email-it të paraqitura si “zyrtare”, të përdorura nga shtetasja O. H, nuk kanë qenë dhe nuk janë në përdorim nga Ministria. Nuk ka pasur asnjë komunikim shkresor apo telefonik të kësaj shtetaseje me Ministren aktuale, Prof. Evis Sala, apo me Zëvendësministren, Asc. Prof. Eugena Tomini.
Kuadri ligjor në fuqi përcakton qartë procedurat administrative që duhet të ndiqen për transferimin e pacientëve jashtë vendit për arsye shëndetësore, si dhe për rimbursimin e trajtimeve shëndetësore jashtë vendit.
Në përfundim, u bëjmë thirrje qytetarëve që, për çdo shqetësim shëndetësor apo kërkesë për trajtim, të ndjekin vetëm rrugët zyrtare të komunikimit me MSHMS.
Ministria nuk përdor dhe nuk autorizon asnjë formë ndërmjetësimi apo komunikimi jozyrtar, si rasti në fjalë apo ra




