Një skemë mashtrimi ka tronditur Tiranën, ku Odeta Hoxha ka përfituar mbi 35 mijë euro nga familjarët e së ndjerës Qerime Bogdani, e cila vuante nga një tumor në zorrën e trashë. Denoncuesit, Gentian Bogdani dhe Erjola Bogdani, tregojnë, se Hoxha u ka premtuar lidhje me Ministrinë e Shëndetësisë për kurimin jashtë vendit, duke përdorur emrat e ish-ministres Albana Kociu dhe ministres aktuale të shëndetësisë Evis Sala.Në komunikimet me familjarët, që nisën që në vitin 2023, Odeta Hoxha ka falsifikuar dhjetra dokumenta dhe ka garantuar për përfitimin e një fondi mbi 100 milionë lekë, duke siguruar paratë përmes saj dhe dy të tjera të dyshuara si pjesë e skemës, Emanuela Bushkolaj dhe Jonilda Gorraj. Familjarët gjithmonë kanë besuar, se po komunikonin direkt me titullaret e ministrisë.Në bisedat, që “Stop” disponon, Hoxha komunikon në emër të ministreve, duke vazhduar të mashtrojë familjarët e të ndjerës. Kur gazetari u përball me Odetën, kjo e fundit tha, se është e vetëdijshme për veprën penale dhe premton kthimin e lekëve në pak ditë.
Deputeti Erjon Brace ka ngritur shqetësime në Parlament mbi komunikimin me disa institucione shtetërore. Sipas tij, disa institucione nuk përgjigjen kurrë, ndërsa të tjera japin informacione të tjera nga ato që i pyet. “Ti i pyet për veze, të përgjigjen për bomba”, u shprehet Brace. Ai tregon, se ka pasur një problem të gjatë me Tatimet, ku korespondenca e fundit daton 21 nëntor.
Në 8 janar transmetuam rastin e qytetares nga Korca Zamira Kulla, e cila ka një vendim gjykate në dorë, por jo një zgjidhje. Në vitin 2013, Zamira ra pre e një skeme mashtrimi, pasi qytetari Andi Janko dhe përmbaruesi privat Andrea Katundi, i premtuan banesë sociale nga bashkia e Korcës, duke i marrë 10 milionë lekë. Paratë u transferuan përmes bankës, në emër të përmbaruesit Andrea Katundi, por premtimi për banesën sociale nuk u mbajt kurrë. Kur Zamira Kulla kuptoi, se isha mashtruar, vendosi t’i drejtohej Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë. Gjykata i shpalli fajtorë si Andi Jankon, ashtu edhe përmbaruesin Andrea Katundi, duke e shpallur këtë të fundit debitor për shumën e marrë nga zonja.Edhe Gjykata e Apelit la në fuqi vendimin e shkallës së parë, duke e bërë atë të formës së prerë. Në këto kushte cështja iu përcoll Zyrës Përmbarimore Shtetërore Korçë. Megjithatë, pas më shumë se 10 vitesh, vendimi nuk është zbatuar. Pengesa kryesore lidhet me faktin, se Andrea Katundi ka marrë kredi bankare dhe ka lënë banesën e tij nën sekuestro bankare. Zyra Përmbarimore ka sekuestruar një banesë në bashkëpronësi me bashkëshorten e Katundit, por procesi ka ngecur. Pas transmetimit tonë, qytetarja Zamira Kulla, na tha, se Zyra e Përmbarimit Korcë e njoftoi, që përmbaruesi debitor Andrea Katundi i kishte kthyer 5 milione leke, dhe cdo muaj do i shlyeje 300 mijë lekë, deri në përmbushjen e debisë.




