Pagat e gjyqtarëve, Rama: Kërkoni 37 milionë euro plus nga buxheti i shtetit

Kryeministri i vendit, Edi Rama, edhe këtë të mërkurë, në një video live në rrjetin e tij social Facebook, solli sërish në vëmendje diskutimin e çështjes së rritjes së pagave të gjyqtarëve.

Gjatë fjalës së tij, kreu i qeverisë reagoi ashpër dhe akuzoi gjyqtarët se duan të bëjnë ligjin dhe se me këto veprime ata sulmojnë qeverinë dhe kreun e Këshillit të Ministrave.

“Kërkoni 37 milionë euro plus nga buxheti i shtetit për t’ia rritur vetes pagat, kjo është e vërteta që nuk e luan topi. Dhe që ta dinë shqiptarët se çfarë kërkoni ju dhe përse jemi me ju në gjyq me Gjykatën Kushtetuese. Shqiptarët duhet ta dinë që ju kërkoni që gjyqtarëve të shkallës së parë paga tu shkojë nga 3360 euro në 3500 euro. Ju kërkoni që për gjyqtarinë e Apelit paga të shkojë nga 3480 euro që është sot aktualisht, në 5500 euro. Ju kërkoni që paga në Gjykatë Kushtetuse të shkojë 5800 euro dhe ju kërkoni që pagat e prokurorëve të SPAK-ut, të cilët nuk i janë bashkuar, dhe respekt. Sot aktualisht pagat e gjyqtarëve janë 6500 euro, 3000 euro doni t’i rrisni pagat. Ku jeni ju këtu? Ajo që e bën edhe më serioze këtë situatë është se pagat tuaja janë më të larta se në rajon dhe të barabarta me gjyqtarësinë e një vendi europian siç është Greqia. Ju thoni në emër të ligjit dhe Kushtetutës, por është e pavërtetë, sepse nuk ka ligj dhe Kushtetutë për këtë. Si guxoni të vendosni etiketime të tilla duke qenë arbitra, përfaqësues të një pushteti i cili duhet të heshtë në publik dhe të japë vendime në sallën e gjyqit midis palëve, që palët jemi të gjithë. Me këtë tentativë në Gjykatën Kushtetuse doni të jeni ligji, kjo është e vërteta dhe nuk synon, siç thoni ju, qëndrimi im të ndezë kundërshti në opinionin publik për një vendimmarrje dhe proces kushtetues që duhet të zhvillohet në sallën e gjyqit, për të cilin dikush prej jush ,dhe ne jemi të zgjuar, jemi që ta kalojmë këtë, që të tjerët e kishin mendjen te zgjedhjet. Si arrini ju të sulmoni publikisht qeverinë, kreun e Këshillit të Ministrave dhe mediat dhe t’i akuzoni të gjithë për histeri? Kush jeni ju?”, u shpreh Rama.

Të Fundit