Dosjet e fundit të rastit Epstein përfshijnë edhe Maqedoninë e Veriut, duke hapur dyshime për projekte kërkimore me partnerë ndërkombëtarë.
Vendit i është atribuuar pjesëmarrja në një projekt me Universitetin “Columbia”, ku janë dërguar mostra të indeve të trurit të personave që kishin kryer vetëvrasje për studime mbi vetëvrasjet dhe skizofreninë.
Institucionet kanë deklaruar se është kërkuar pëlqimi i familjarëve, por publikimi i dosjeve ka nxitur dyshime mbi respektimin e plotë të këtij pëlqimi dhe mbi transparencën dhe etikën në procesin e dërgimit të mostrave jashtë vendit.



