Kryeministri Edi Rama ka folur në podkastin e kësaj të diele për vizitën e tij të veçantë në Izrael. I ftuar nderi në seancën plenare të Parlamentit izraelit, Rama e cilësoi këtë moment si një vlerësim të lartë për Shqipërinë
“Këtë javë isha në Izrael, i ftuar nderi në seancën plenare të parlamentit, një nder që bëhet rrallë dhe që mbart një peshë të jashtëzakonshme, politike dhe historike, sipas këndvështrimit të politikës së atij vendi. Në Jerusalem ishte Shqipëria që u vendos në piedestalin e një respekti të jashtëzakonshëm dhe, përtej emocionit të madh personal, akoma edhe më i fortë ishte emocioni kombëtar, sepse ajo ftesë ishte një vlerësim i madh për Shqipërinë dhe historinë e saj, për gjyshërit tanë dhe mënyrën se si ata u sollën kur historia vuri në provë njerëzimin, dhe natyrisht për atë që Shqipëria është sot në arenën ndërkombëtare. Fjala ime në Izrael ishte fjala e një populli që nuk dorëzoi askënd dikur.”-tha Rama



