Akuzohet se ushtronte prostitucion në zona të ndryshme të qytetit, arrestohet 41-vjeçarja! E pësojnë edhe tre klientët

Një rast prostitucioni është goditur sot, teksa në pra nga ra një 41-vjeçare dhe gjithashtu u proceduan tre burra që kanë përfituar prej saj.

Aksioni është kryer nga Policia e Fierit, pasi akuzohet se ushtronte prostitucion në zona të ndryshme të qytetit. Pas hekurave ra shtetasja me inicialet A. Xh., banuese në Patos.

Operacioni është koduar “Destinacioni”. Si prova materiale u sekuestruan edhe 2 celularë.

Njoftimi i Policisë së Fierit:

“Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të DVP Fier, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative për një shtetase që ushtronte prostitucion, kanë organizuar operacionin e koduar “Destinacioni”, për dokumentimin e kësaj veprimtarie kriminale. Si rezultat i operacionit u arrestua shtetasja:

-A. Xh., 41 vjeçe, banuese në Patos.

Kjo shtetase dyshohet se ushtronte prostitucion në ambiente të ndryshme në qytetin e Fierit.

Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit: E. Sh., 41 vjeç, T. Ç., 39 vjeç dhe M. B., 34 vjeç, për veprën penale “Prostitucioni”, pasi kanë përfituar nga kjo veprimtari kriminale. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 celularë. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme”.

Të Fundit