E ndjek tersi/ I zaptojne të njëjtën pronë dy familje të ndryshme, qytetari shperthen në lot

Genc Huta nga zona e Ali Demit në Tiranë është një qytetar që, edhe pse fitoi pronën e tij në Gjykatën e Lartë, nuk arriti ta gëzojë për vite me radhë për shkak të mosveprimit të institucioneve shtetërore.Familja Huta ishte e pajisur me të gjithë dokumentacionin ligjor dhe certifikatën e pronësisë, por gjatë procesit të azhornimit në Bashki, u zbulua, se në truallin e tyre ishte ndërtuar një objekt pa leje nga familja Shkoza, ndërsa Sotir Shuka kishte ngritur një mur rrethues, duke zaptuar rreth 70 metra katrorë tokë.Pasi institucionet refuzuan të vepronin për prishjen e ndërtimit pa leje, Genc Huta iu drejtua shkallëve të gjyqsorit. Ai fitoi fillimisht në shkallën e parë, më pas në Apel, pas 10 vitesh në Gjykatën e Lartë, arriti të marrë vendimin final në favor të tij.Megjithatë, prona nuk u lirua.

Lidhur me pronën e fituar deri në Gjykatën e Lartë, Genc Huta tregon, se dosja iu kalua zyrës përmbarimore “Albas”, me përmbarues Baftjar Neli, por vendimi u ekzekutua vetëm pjesërisht. Ndërkohë, Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit nuk ndërhyri për prishjen e objektit pa leje, pavarësisht detyrimit ligjor për bashkëpunim, sipas nenit 523 të Kodit të Procedurës Civile.Situata u bë edhe më skandaloze, kur u konstatua, se Agjencia Shtetërore e Kadastrës, kishte pajisur palën Shuka me dokument pronësie, në një kohë, kur çështja ishte ende në proces gjyqësor në Gjykatën e Lartë.Pas denoncimit në emisionin “Stop” dhe presionit mediatik ndaj institucioneve përgjegjëse, çështja mori zgjidhje. Familja Shkoza u detyrua të prishë vetë ndërtimin pa leje, duke liruar pronën e familjes Huta.

Të Fundit