Emrat/ Largohet nga detyra Drejtori i Përgjithshëm i Doganave Genti Gazheli, ja kush e zëvendëson

Genti Gazheli largohet nga detyra si Drejtor i Përgjithshëm i Doganave.

Vendimi për shkarkimin e tij firmoset sot në mbledhjen e qeverisë. Gazheli u emërua në këtë detyrë 5 vjet më parë.

Gazheli do të zëvendësohet nga Besmir Beja, i cili ka mbajtur detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm në Ministrinë e Financave që nga viti 2018.

Në mbledhjen e qeverisë pritet të firmosen edhe ndryshime të tjera në krye të institucioneve me peshë, vendime të cilat do të bëhen publike në orët në vijim.

Të Fundit