Infermierja humbi jetën nga aksidenti në Gramsh, arrestohet drejtuesi i kamionit

Policia e Elbasanit këtë të martë pas aksidenti të ndodhur ditën e djeshme në aksin rrugor “Gramsh-Porocan”, kanë vënë në pranga drejtuesin e kamionit, shtetasin Sh. K., 38 vjeç.

Në bazë të hetimeve, 38-vjeçari akuzohet për vepërën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, ku nga ky aksident humbi jetën shtetasja D. H., infermiere.

Njoftimi i plotë i policisë:

“Në vijim të informacionit paraprak të dhënë dje, për aksidentin e ndodhur në aksin rrugor “Gramsh-Porocan”, si pasojë e të cilit humbi jetën shtetasja D. H., informojmë se në vijim të veprimeve procedurale, specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, me pasojë vdekjen, drejtuesin e kamionit, shtetasin Sh. K., 38 vjeç, banues në Gramsh. Ky shtetas dhe pasagjerja, shtetasja A. B., 39 vjeçe, që u dëmtua nga aksidenti, vijojnë të jenë në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën”, thuhet në njoftim.

Të Fundit