Rishikimet në buxhet, Malaj: Mbështetje për shtresat në nevojë, 2 mld lekë shtesë për fermerët

Ministri i Financave, Petrit Malaj, deklaroi sot në Kuvend se Shqipëria ka aktualisht nivelin më të ulët të borxhit publik që prej vitit 2010, duke e cilësuar këtë si një tregues të stabilitetit fiskal.

Malaj bëri të ditur se përmes një akti normativ parashikohet transferimi i të gjitha fondeve të papërdorura në mbyllje të buxhetit 2025 në llogarinë e mbështetjes së pensionistëve pranë Bankës së Shqipërisë.

Ministri njoftoi një financim shtesë prej 2 miliardë lekësh për fermerët, me qëllim mbulimin e të gjitha kërkesave të aplikantëve që plotësojnë kriteret e skemës së mbështetjes për vitin 2025.

“Kemi një financim shtesë përmes këtij akti normativ për fermerët në masën 2 mld lekë, me qëllim mbulimin e të gjithë kërkesave të aplikantëve të skemës së mbështetjes që plotësojnë kriteret për masat mbështetëse për vitin 2025.

Të Fundit