Punonjësit e Kadastrës Vlorë kundër transferimit në Tiranë, peticion Ramës

Punonjësit e Kadastrës së Vlorës kanë përgatitur një peticion drejtuar Kryeministrit Edi Rama, Drejtorisë së Përgjithshme të Kadastrës dhe Prefektes së Vlorës pas vendimit për transferimin e Kadastrës së Vlorës drejt Tiranës.

Peticioni është firmosur nga të gjithë punonjësit e institucionit, të cilët kërkojnë rishikimin e vendimit dhe moslargimin e Kadastrës nga qyteti i Vlorës.

Sipas tyre, ky transferim do të sjellë vështirësi si për stafin ashtu edhe për qytetarët që marrin shërbime pranë këtij institucioni.

Punonjësit shprehen se do të vijojnë përpjekjet për të mbrojtur të drejtën e tyre për të punuar në Vlorë dhe për të garantuar vazhdimësinë e shërbimeve për qytetarët e qarkut.

Të Fundit