Rama vizitë në Nova Site në Izrael: Një vend që kumbon pa fjalë

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “Facebook” ka ndarë pamje nga vizita e tij në Izrael. Rama shkruan se ndalesa e tij e parë në Izrael është Nova Site.

Ai thekson se Nova Site është kthyer në një tempull reflektimi për jetën, urrejtjen dhe çmimin e paqes. Nga pamjet e publikuara duket ai në krah me bashkëshorten e tij, Linda Rama.

“Nova Site, Izrael. Stacioni i parë në Izrael – një vend që kumbon pa fjalë.

Mes humbjeve rrëqethëse, një pyll festash i kthyer në një tempull reflektimi për jetën, urrejtjen dhe çmimin e paqes”, shkruan Rama.

Rama po zhvillon një vizitë pune në Jerusalem deri më datë 27 janar, me rastin e pjesëmarrjes së tij në Konferencën Ndërkombëtare për Luftën kundër Antisemitizmit.

Rama gjatë vizitës së tij do të zhvillojë edhe një takim kokë më kokë me Kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu.

Të Fundit