Dhunoi gruan duke e kanosur se do ta vriste, arrestohet 53 vjeçari në Memaliaj, sekuestrohet arma

Shërbimet e Policisë në Memaliaj kanë parandaluar një ngjarje të mundshme kriminale në familje, duke arrestuar shtetasin me iniciale L.D., 53 vjeç, banues në fshatin Lulëzim, i cili ushtronte dhunë ndaj bashkëshortes së tij dhe e kanoste se do ta vriste.

Gjatë kontrollit në banesën e tij, policia sekuestruar një armë zjarri pistoletë, që do të përdoret si provë materiale.

Ndërhyrja e shpejtë dhe profesionale e Stacionit të Policisë Memaliaj, pranë Komisariatit të Policisë Tepelenë, ndihmoi në neutralizimin e situatës dhe parandalimin e një ngjarjeje të mundshme kriminale.

Të Fundit