Aksidentoi për vdekje këmbësorin në Tiranë-Durrës, arrestohet 36-vjeçarja

Një person ka humbur jetën mëngjesin e së mërkurës pasi është goditur nga një automjet në autostradën Tiranë-Durrës. Policia tha se lidhur me aksidentin u arrestua shtetësja L. K., 36 vjeçe.

“Specialistët e qarkullimit rrugor arrestuan shtetasen L. K., 36 vjeçe, pasi mëngjesin e sotëm, në autostradën “Tiranë-Durrës” me automjetin që drejtonte ka aksidentuar këmbësorin shtetasin H. D., 68 vjeç, i cili si pasojë ka humbur jetën”, bëri me dije policia.

Të Fundit