Në qytetin e Kavajës, 9 fëmijët e një të moshuare 89-vjeçare, të gjithë emigrantë, kishin punësuar prej më shumë se dy vitesh një grua për t’u kujdesur për nënën e tyre. Nusja e familjes, Rudina Jonuzi, ka denoncuar rastin, duke pretenduar, se punonjësja e ka keqtrajtuar të moshuarën, duke e lënë pa ushqim dhe pa ujë, si dhe duke i folur në mënyrë fyese.Sipas saj, frigoriferi i të moshuarës ishte shpesh bosh, ndërsa ushqimet e dërguara nga vajzat e saj merreshin nga punonjësja. Ajo shton, se punonjësja kishte autorizim noterial për të marrë pensionin dhe paguhej fillimisht 350 euro, ndërsa muajin e fundit pagesa ishte rritur për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore të të moshuarës.Familjarët pretendojnë, se gjatë natës punonjësja kishte fjetur, ndërkohë që e moshuara ishte rrëzuar,por punonjësja nuk e tregoi të vërtetën mbi cfarë kishte ndodhur. Pas disa ditësh, e moshuara ndërroi jetë në prani të fëmijëve të saj.Fëmijët kanë vënë në dispozicion edhe pamje filmike nga kamerat e vendosura në banesë, ku dëgjohen fjalë fyese dhe refuzim, për t’i dhënë ujë të moshuarës.Nga ana tjetër, punonjësja mohon akuzat për keqtrajtim dhe vjedhje. Ajo deklaron, se është kujdesur për të moshuarën si për nënën e saj, dhe se sjellja e saj ka ardhur si reagim ndaj fyerjeve të vazhdueshme, duke theksuar, se e moshuara vuante nga demenca dhe skleroza. Por pamjet filmike, që disponojmë, hedhin dyshime serioze mbi mënyrën e trajtimit të të moshuarës së ndjerë.
Një lopë ka sfiduar shkencën dhe shkencëtarët. Kafsha, që nuk konsiderohet një qenie inteligjente, ka dhuruar një spektakël, ndërsa është pastruar vetë në kurriz me një furcë, duke i shërbyer nevojave të veta si një njeri.
Nertila, një zonjë, që është drejtuar në redaksinë tonë, tregon, se u largua nga bashkëshorti i saj në vitin 2022, pa përfunduar ndarjen ligjore. Më pas u njoh me një shtetas nga Maqedonia e Veriut dhe në vitin 2024 solli në jetë një djalë. Marrëdhënia përfundoi dhe fëmija lindi pa atësi të njohur, ndërsa në aktin e lindjes, iu vendos mbiemri i ish-bashkëshortit, pasi në atë kohë Nertila figuronte ende e martuar.Gjatë përpjekjeve për ta regjistruar fëmijën në Gjendjen Civile të Fierit, Nertila u përball me refuzim, me argumentin, se dokumentacioni nuk ishte i rregullt dhe se çështja duhej dërguar për interpretim në drejtori. Prej më shumë se një viti, fëmija mbeti pa regjistrim dhe pa identitet ligjor.Situata u rëndua edhe nga fakti, se familja e Nertilës e kishte braktisur, për shkak të zgjedhjeve të saj personale.Në janar 2026, pas trajtimit të rasteve të ngjashme dhe një komunikimi institucional, u ndoq e njëjta praktikë administrative dhe fëmija u regjistrua, sipas dokumenteve ekzistuese, pa atësi.



