Macron refuzoi t’i bashkohej Bordit të Paqes, Trump e kërcënon me tarifa 200% për verërat dhe shampanjat

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, kërcënoi të hënën se do të vendoste tarifa prej 200% për pijet alkoolike të importuara, verërat dhe shampanjat, nga Franca, për shkak të refuzimit të homologut të tij francez, Emmanuel Macron, për t’u bashkuar me “Këshillin e Paqes” të tij.

“Do t’i rris tarifat për verërat dhe shampanjat e tyre në 200%. Dhe ai do të bashkohet. Por ai nuk është i detyruar të bashkohet”, u tha ai gazetarëve në Florida.

Burime pranë Presidentit francez Macron i thanë dje AFP-së se Parisi nuk kishte ndërmend të “ndjekë” këtë fazë, sfidën e Uashingtonit ndaj kreut të shtetit francez për t’u bërë anëtar i “Këshillit të Paqes” të manjatit republikan.

Të Fundit