EMRAT/ AMP godet nënkomisarët që organizonin baste sportive, masa sigurie për 6 efektivë

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Elbasan–Korçë), në kuadër të operacionit të koduar “Last Bet” dhe nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, ka ekzekutuar masa sigurie ndaj 6 punonjësve të policisë dhe 1 shtetasi, të dyshuar për organizim dhe favorizim të veprimtarisë së paligjshme të basteve sportive, duke shpërdoruar detyrën.

Caktimi i masave të sigurisë për Redon Tafilaku, Enea Kapllani, Denis Sinani, Aldi Molla, Gëzim Beqiraj dhe Ilir Tafa u bë në kuadër të procedimit penal të vitit 2025, ku nga veprimet e thelluara hetimore, dyshohet se shtetasit e mësipërm duke shfrytëzuar atributet e funksionit, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë organizuar dhe favorizuar ushtrimin e llotarive të palejuara / basteve sportive, duke konsumuar elementët e veprave penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarisë së lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin” dhe “Shpërdorim i detyrës”, parashikuar nga neni 197/25 dhe 248 i Kodit Penal.

Më konkretisht, masa e sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arrest në shtëpi” parashikuar nga neni 237 i Kodit të Pr. Penale, u dhanë ndaj; nënkomisar Redon Tafilaku, me detyrë Specialist për krimet, pranë Stacionit të Policisë Manëz, në Komisariatin e Policisë Durrës, inspektor Enea Kapllani, me detyrë ndihmës specialist / kontrollor pranë Stacionit të Policisë Kufitare Morinë, në Drejtorinë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Kukës, dhe shtetasit Ilir Tafa, banues në Tiranë

Masa e sigurimit personal me karakter ndalues “Ndalim i daljes jashtë shtetit” dhe “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar nga neni 233 dhe 234 i Kodit të Pr. Penale, u dhanë ndaj; komisar Denis Sinani, me detyrë Shef i Seksionit për hetimin e krimeve në volum në Komisariatin e Policisë Devoll, nënkomisar Aldi Molla, me detyrë Përgjegjës turni pranë Stacionit të Policisë Kufitare Morinë, në Drejtorinë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Kukës, inspektor Gëzim Beqiraj, me detyrë ndihmës specialist / kontrollor pranë Stacionit të Policisë Kufitare Morinë, në Drejtorinë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Kukës, inspektor E.D., me detyrë trupë shërbimi operacional pranë Seksionit Special të Ndërhyrjes Taktike, në njësinë speciale “Renea”.

Në funksion të veprimeve proceduriale u sekuestruan 7 telefona celularë, të cilët dyshohet të jenë përdorur për kryerjen e aktivitetit kriminal.

Të Fundit