Në Gostivisht, të Ersekës, në vitin 2015, një vendim i Apelit Korçë u zbatua gabim nga përmbaruesi Artan Sima dhe eksperti Gjergji Janollari, duke i marrë shtëpinë të moshuarës Liri Dine. Konflikti lidhet me keqdokumentimin e sipërfaqes së pronës. Vendimi gjyqësor dhe vetë Apeli pranojnë, se prona është 260 m², por ekzekutimi u krye për 300 m², çka solli nxjerrjen e të moshuarës nga banesa e saj.Pas 9 vitesh, Liri Dine denoncon rastin në emisionin “STOP”, dhe gazetari i mundëson një takim me përmbaruesin. Fillimisht refuzues, Artan Sima premton korrigjimin e gabimit, por procedurat zvarriten me justifikime të njëpasnjëshme. Edhe në dhjetor, përmbaruesi paraqitet në Gostivisht pa ekspertin, ndërsa vetë eksperti deklaron, se nuk ishte njoftuar. I pyetur nga “STOP” për matjet e vitit 2015 dhe diferencën prej 40 m², eksperti Gjergji Janollari mbyll telefonin pa dhënë shpjegime. Zgjidhja e çështjes shtyhet për në janar 2026.



