Pas arratisjes së Altin Ndocit, arrestohet ish-drejtori i burgut të Durrësit Indrit Cërloj

Një ditë pas shkarkimit nga detyra si drejtor i Burgut të Durrësit, Indrit Cërloj është arrestuar nga policia nën masën e sigurisë “Arrest në Shtëpi” mesditën e sotme. Burime zyrtare bëjnë me dije se prangosja e tij lidhet me arratisjen e të paraburgosurit Altin Ndoci, i konsideruar me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

Sipas informacioneve paraprake, autoritetet po hetojnë rrethanat dhe përgjegjësitë institucionale që mund të kenë çuar në largimin e Ndocit nga ambientet e sigurisë së lartë. Ende nuk ka një reagim zyrtar nga organet e drejtësisë lidhur me akuzat konkrete ndaj Cërloj.

Nga detajet e reja është zbuluar se është dhënë masë sigurie “Arrest për Shtëpi” edhe për një mjeke të paraburgimit në Durrës.

Hetimet vijojnë.

Të Fundit