Një 18-vjeçar është arrestuar nga Policia e Tiranës, pasi dyshohet se ka vjedhur një automjet nëpërmjet mashtrimit. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Hajdar Hidri”, ku i riu ka mashtruar rojën e një vendparkimi, duke pretenduar se ishte ai ishte pronari i një mjeti “Volkswagen Jetta”.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, menjëherë pas njoftimit për vjedhjen organizuan punën për identifikimin dhe kapjen e autorit ku si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe policore, u identifikua dhe u arrestua shtetasi A.L., 18 vjeç, banues në Tiranë.
Automjeti i vjedhur u gjet në fshatin Valias dhe u sekuestrua ndërsa materialet procedurale janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.




