STOP-EMISIONI 95(Sezoni 11) 14 Janar 2026-Gabimi fatal, permbaruesi dhe eksperti i marrin te moshuares shtepine

Në Gostivisht, të Ersekës, në vitin 2015, një vendim i Apelit Korçë u zbatua gabim nga përmbaruesi Artan Sima dhe eksperti Gjergji Janollari, duke i marrë shtëpinë të moshuarës Liri Dine. Konflikti lidhet me keqdokumentimin e sipërfaqes së pronës. Vendimi gjyqësor dhe vetë Apeli pranojnë, se prona është 260 m², por ekzekutimi u krye për 300 m², çka solli nxjerrjen e të moshuarës nga banesa e saj.Pas 9 vitesh, Liri Dine denoncon rastin në emisionin “STOP”, dhe gazetari i mundëson një takim me përmbaruesin. Fillimisht refuzues, Artan Sima premton korrigjimin e gabimit, por procedurat zvarriten me justifikime të njëpasnjëshme. Edhe në dhjetor, përmbaruesi paraqitet në Gostivisht pa ekspertin, ndërsa vetë eksperti deklaron, se nuk ishte njoftuar. I pyetur nga “STOP” për matjet e vitit 2015 dhe diferencën prej 40 m², eksperti Gjergji Janollari mbyll telefonin pa dhënë shpjegime. Zgjidhja e çështjes shtyhet për në janar 2026.

Dje në Lezhë u mbajt një takim për 35-vjetorin e krijimit të Partisë Demokratike të këtij rrethi. Gjatë kohës së pyetjeve, një qytetar i bëri një pyetje të vështirë kreu demokrat Sali Berisha, duke i thënë, se pse nuk e dorëzon stafetën.Në një përgjigje, që e dha po vetë, qytetari, tha, se Berisha mund të ketë frikë, se në krye të PD-së mund të vijë ndonjë tjetër si Lulzim Basha.

Jemi në Laprakë, në Njësinë Administrative nr. 11, Tiranë, për rastin e zonjës Lavdije Cami. Pas shumë vështirësish, ajo arriti të merrte lejen e legalizimit për shtëpinë e saj, kreu pagesat e truallit dhe që prej majit 2025 është në pritje të certifikatës së pronësisë, pa marrë asnjë përgjigje nga institucionet. E lodhur nga pritja, ajo iu drejtua emisionit “STOP”. Pas interesimit tonë, brenda një kohe shumë të shkurtër, Kujtim Cami u pajis me certifikatën e pronësisë për truallin dhe ndërtesën. Sot, Lavdije Cami, shprehet e lumtur, dhe thotë, se do të verë në kornizë certifikatën, që mori falë gazetares sonë.

Të Fundit